Microsoft po dërgon një përditësim të detyruar në Windows 10

Publikuar më: 06-08-2015

windows-10-logo-2-100588484-large

Përdorues të Windows 10-tës: Ruani punët tuaja përpara se të fikni kompjuterin. Microsoft po dërgon një përditësim madhor ditën e sotme dhe automatikisht do të detyrojë edhe rindezjen e kompjuterit.

Ajo që njihet si “KB3081424” është një përditësim grumbullues i të gjitha rregullimeve të aplikuara nga Microsoft pas debutimit të Windows 10-tës më 29 Korrik.

Në një linjë standarte interneti, instalimi i këtij përditësimi zgjat jo më shumë se 2 minuta. Ca po e quajnë këtë përditësim SR1 dhe emërtimi përdoret për të sinjalizuar animet masive “Dita 0”. Duke qenë se një pjesë e madhe e juaja duhet të jeni duke përdorur edicioin HOME të Windows 10-tës çka do të thotë se nuk do të keni mundësi të përzgjidhni përditësimet. (PCWorld Albanian)

Microsoft po dërgon një përditësim të detyruar në Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)