Microsoft Pix shfrytëzon inteligjencën artificiale për realizuar foto të cilësisë së lartë nga kamera e iPhone

Publikuar më: 27-07-2016

pix-compareMicrosoft Pix është kandidati më ri për tu shndërruar në aplikacionin parësor të kamerës në iPhone dhe iPad. Oferta më e re e Microsoft për platformën iOS vë në funksion disa prej teknikave më të fundit të inteligjencës artificiale për tu siguruar se do të realizoni foton më të mirë mundshme.

Funksionalitetet e avancuara të përmirësimit të cilësisë së fotove të Pix u japin përdoruesve ndër të tjera një panoramë paraprake të fotos që po realizohet dhe asaj të realizuar më parë për të përcaktuar foton më të mirë e cila do të ruhet.

Për të rritur cilësinë e ngjyrave dhe mprehtësinë, Pix realizon një grup fotosh të njëpasnjëshme njohur si “Burst Mode” prej të cilave zgjedh foton më të mirë duke ju ofruar njëkohësisht një sërë opsionesh shtesë editimi. Pix përmban edhe një funksion të ngjashëm me efektin e fotove live të Apple duke prodhuar një video nga disa foto sekuenciale të realizuar një pas një.

Këto imazhe konvertohen në video vetëm nëse Pix vëren objekte në lëvizje gjatë realizimit të tyre dhe nuk ka një mënyrë për ta bërë manualisht. Ju ftojmë të shkarkoni dhe provoni aplikacionin që në këtë moment nga App Store. (PCWorld Albanian)

Microsoft Pix shfrytëzon inteligjencën artificiale për realizuar foto të cilësisë së lartë nga kamera e iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)