Microsoft përpiqet të gjejë ngjashmëritë mes të afërmve me anë të softuerit ‘Twins or Not’

Publikuar më: 07-06-2015

twinsornot-100589471-large

Microsoft ka lançuar ditën e Premte faqen ‘Twins or Not’, një shërbim i cili i lejon përdoruesit të ngarkojnë dy foto të personazheve të ndryshëm. Softueri do ti analizojë këto dy foto dhe do të shprehë me përqindje ngjashmërinë që ka mes tyre. Ky shërbim është pjesë e projektit Oxford Face API të Microsoft i cili i lejon zhvilluesit të zgjidhin problemet e njohjes së fytyrave. Ky është një tjetër përdorim i teknologjisë së njohjeve të imazheve të Microsoft, të cilën fillimisht kompania e përdori në uebsajtin ‘How old do I look?’ për të treguar moshën e personit në foto.

Por faqja e cila tregon moshën e humbi interesin në publik pasi një pjesë e madhe e parashikimeve të saj ishin të pasakta. Edhe ‘Twins or Not’ sigurisht që ka shfaqur disa pasaktësi por jo në të njëjtën masë me ‘How old do I look?’. Përmes një postimi në blog ku shpjegohej funksionimi i Twins or Not, inxhinieri i softuerëve në Microsoft, Mat Velloso tregoi se ai e kishte ndërtuar kodin e këtij shërbimi brenda 4 orëve.

Mund të themi se emri ‘Twins or Not’ është paksa konfuzues pasi shërbimi jo vetëm që identifikon dy binjakë por më tepër zbulon ngjashmërinë mes dy personave. Ky shërbim u krijua si një demo e Build Tour në Prag i Microsoft për të demostruar se sa e lehtë është për zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione duke përdorur teknologjinë FaceAPI. E gjitha kjo është pjesë e përpjekjeve të Microsoft për të zgjeruar adoptimin e shërbimeve të saj cloud. Lancimi i shërbimeve dhe produkteve të reja herë pas here, po e vendos Microsoft në qendër të vëmendjes dhe sigurisht që kjo është dicka pozitive për kompaninë. (PC World Albanian)

Microsoft përpiqet të gjejë ngjashmëritë mes të afërmve me anë të softuerit ‘Twins or Not’
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)