Përditësohet Skype. Zgjidhet problemi i dështimit të platformës

Publikuar më: 04-06-2015

skype-windows-general_0

Një gabim u zbulua ditën e djeshme në Skype çka çonte në dështimin e softuerit i cili realizohej me dërgimin e 8 karaktereve specifikë. Microsoft  nuk vonoi dhe e rregulloi.

Në një postim në forumet e Skype, një zëdhënës i Microsoft tha:

“Ekipet tona të inxhinierisë kanë punuar shumë për të zgjidhur problemin dhe tashmë kemi publikuar një përditësim për të gjitha platformat e prekura.”

Ato tetë karaktere ishin “http://:” të cilat jo vetëm shkaktonin dështimin momental të platformës por përsëritej edhe nëse e lançonit nga fillimi apo fshinit bisedën. Mëposhtë u kemi paraqitur lidhjet për të shkarkur versionin më të fundit të Skype. (PCWorld Albanian)

Skype për desktop

Skype për Windows 8.1

Skype për Windows Phone

Përditësohet Skype. Zgjidhet problemi i dështimit të platformës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)