Microsoft përditëson Skype, përdoruesit mund të menaxhojnë SMS-të nga kompjuteri

Publikuar më: 19-09-2016

skype-logo-open-graph-100272883-largeGjatë muajit Qershor Microsoft vrau nismën “Messaging Everywhere” por premtoi rikthimin e saj. Ky rikthim ishte vendosur pikërisht ditën e sotme me versionin e ri paraprak të aplikacionit Skype në Windows 10 dhe Windows 10 Mobile.

Skype, Microsoft nuk e quan të tillë veçorinë e megjithatë është e njëjta gjë: dërgimi i SMS-ve nga kompjuteri Windows 10 përmes telefonit Windows 10 Mobile. Quhet SMS Relay dhe përdoruesit mund të dërgojnë dhe shohin SMS-të dhe MMS-të më të fundit.

skypesmsrelay-100683203-largeKy version i Skype i cili përmban veçorinë në fjalë po aplikohet në versionet eksperimentale të Windows 10-tës. Microsoft premtoi mbërritjen e tij në versionet zyrtare në muajt në vijim.

Është i disponueshëm vetëm në unazën e shpejtë të Windows Insider që i bie të jetë ndërtimi 14926. Për ta provuar duhet të keni të instaluar këtë ndërtim në telefon por edhe kompjuter. (PCWorld Albanian)

Microsoft përditëson Skype, përdoruesit mund të menaxhojnë SMS-të nga kompjuteri
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)