Microsoft përditëson aplikacionin universal Skype, sjell një temë të re dhe përkthim në kohë reale

Publikuar më: 19-07-2016

Skype-Preview-071816-930x523Ditën e djeshme Microsoft publikoi një version të ri të aplikacionit eksperimental Skype për të abonuarit në programin Windows Insider. Ky aplikacion nuk shërben si zëvendësim i aplikacionit desktop të Skype por më tepër sjell një qasje të re të Skype dhe funksionon në të gjithë paisjet Windows 10 falë platformës së aplikacioneve universale.

Versioni i parë debutoi në Mars ndërsa ky i fundit përmban përmirësime të shumta duke filluar nga funksionaliteti i dërgimit të ekraneve, dërgimin e skedarëve, robotët e komunikimit, përkthimin në kohë reale të thirrjeve me zë dhe video si dhe komunikim me mesazhe.

Ndryshimi më i prekshëm është dizajni i aplikacionit cili tani përmban edhe një temë të errët që aktivizohet automatikisht nëse përditësoni aplikacionin nga dyqani aplikacioneve Store. Për të përdorur këtë version në Skype duhet të keni të instaluar të paktën ndërtimin 10139 të Windows 10-tës.

Skype Preview nuk është vetëm në desktop por edhe në Windows 10 Mobile. Microsoft tha se funksionalitetet e reja do të mbërrijnë në platformën mobile gjatë muajit Gusht. Shtesa më e rëndësishme pritet të jetë integrimi i Skype me SMS. Nëse dëshironi të testonin aplikacionin e ri rregjistrohuni në programin Windows Insider. (PCWorld Albanian)

Microsoft përditëson aplikacionin universal Skype, sjell një temë të re dhe përkthim në kohë reale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)