Microsoft përditësoi ueb aplikacionin Skype me funksionalitete të reja dhe risi

Publikuar më: 15-03-2016

skype_logo-930x488Ditën e djeshme Skype përditësoi ueb aplikacionin Skye for Ueb duke prezantuar një sërë risish. Mbase më i rëndësishmi është mundësia për të kryer telefonata drejt rrjeteve mobile dhe fikse.

Shkimi i videove në Youtube, kryerja e thirrjeve dhe me individë që nuk janë përdorues të Skype dhe njoftimet janë funksionalitete të tjera të reja të cilat e afirmojnë Skype si një ndër platformat më të mira online për komunikim.skype_for_web_calls-800x404

Ueb aplikacioni Skype debutoi në Qeshor të 2015-tës dhe vjen si një version i Skype në desktop dhe mund të qaseni përmes web.skype.com. Nga këtu do të keni mundësi të komunikoni me miqtë pa qenë nevoja të instaloni aplikacionin desktop.

Ueb aplikacioni është i disponueshëm në Internet Explorer, Chrome, Firefox dhe Safari. Sa i përket thirrjeve mos harroni se u duhet një abonim për të komunikuar. Mjafton që të klikoni butonin “Call phones” ku mund të vendosni numrin ose destinacionin përkatës.

Një tjetër funksionalitet mjaft i dobishëm është mbështetja për videot e Youtube. Mund të luani videot pa qenë nevoja të largoheni nga ueb aplikaiconi i Skype.

sfw-youtube-image

Pak javë më parë gjithashtu u kemi njoftuar për një funksionalitet të ri përmes të cilit pjesë e bisedave në Skype mund të bëheni edhe ato që nuk e përdorin fare shërbimin. Kjo ishte e disponueshme vetëm në Skype për desktop ndërsa sot i bashkohet kësaj liste edhe Skype for Web.

E fundit dhe jo më e parëndësishmja, Skype for Web sjell njoftimet. Saherë që merrni një mesazh apo telefonatë përsa kohë jeni në identifikuar në llogarinë e Skype për ueb aplikacionit do të njoftoheni pavarësisht çdo gjëje që mund të jeni duke punuar në kompjuter. (PCWorld Albanian)

Microsoft përditësoi ueb aplikacionin Skype me funksionalitete të reja dhe risi
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)