Microsoft ofron kodin e motorit të javascript Chakra si projekt me burim të hapur në GitHub

Publikuar më: 07-12-2015

microsoft_edge_browser_primary-100617475-largeMicrosoft do të ofrojë Javascript-in Chakra si një projekt me burim të hapur në GitHub muajin e ardhshëm.

Kodi, i quajtur ChakraCore, do të përmbajë disa komponentë kyç të motorit Chakra i përdorur edhe në shfletuesin Microsft Edge. Por ky javascript është aplikuar edhe në shumë aplikacione në Xbox, Windows Phone dhe Windows.

Për nga aspekti i performancës Microsoft pretendon se Chakra është shumë më i shpejtë sesa motorët e konkurrentëve si Google Chrome dhe Mozilla Firefox. Madje edhe më i shpejtë sesa Internet Explorer 11.

microsoft-chakra-100631686-large

ChakraCore do të jetë i disponueshëm në Windows në Janar ndërsa planet janë për ofrimin e saj edhe në platforma të tjera. Sigurisht që Microsoft do të përfshijë edhe një udhëzues.

“Komuniteti është zemra e çdo projekti me burim të hapur. Prandaj ne kemi vendosur të shohim përpara ku ky komunitet do të ndihmojë në inspektimin dhe ndërtimin e kodit duke kontribuar në çdo gjë që nga funksionalitetet e reja tek rregullimet e gabimeve,” u shpreh Microsoft në një postim në blog. (PCWorld Albanian)

Microsoft ofron kodin e motorit të javascript Chakra si projekt me burim të hapur në GitHub
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)