Microsoft nxjerr në shitje ekranin gjigand Surface Hub me kosto 22,000 dollar

Publikuar më: 25-03-2016

20150121_130422-100564094-largeNë janar të 2015-tës Microsoft prezantoi Surface Hub, një monitor gjigand me ekran me prekje i cili do tu shërbejë kryesisht bizneseve. Pothuaj një vit e gjysëm më vonë, Surface Hub po del në shitje.

Nuk është ndërtuar për një konsumatorë indivudal të zakonshëm. Është i disponueshëm në dy madhësi, versioni 55 inç me kosto fillestare prej 8,999 dollar dhe versioni 84 inç me kosto 21,999 dollar. Është dizenjuar për të zëvendësuar tabelat e murit dhe sistemet e video konferencave ekzistente kryesisht në bordet e takimeve.

Sa i përket specifikave Microsoft tha muajin e kaluar se Surface Hub përmban gjeneratën e katërt të proçesorëve Intel Core i5 dhe i7. Grafikat do të përfaqësohen ose nga Intel HD 4600 ose Nvidia Quadro K2200 shoqëruar nga 8GB RAM, 128GB SSD, katër porta USB 3.0, Bluetooth 4.0, 802.11 Wi-Fi dhe një portë gigabitëshe Ethernet.

Microsoft kishte shpresa se ky produkt do të dilte në shitje shtatorin e kaluar ku u tërhoq duke e premtuar atë në 2016-tën. (PCWorld Albanian)

Microsoft nxjerr në shitje ekranin gjigand Surface Hub me kosto 22,000 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)