Lajmet

Microsoft njoftoi zyrtarisht përditësimin e parë madhor në Windows 10

Nov 12 2015
0 Shpërndarje
Microsoft njoftoi zyrtarisht përditësimin e parë madhor në Windows 10

desktop1-980x551Dyshimet tona rezultuan të vërteta. Ditën e sotme, në një postim në blog Microsoft publikoi përditësimin e parë madhor në Windows 10 në kuadër të trajtimit të sistemit operativ si një shërbim.

Ndërtimi 10586 i njohur ndryshe edhe si “Threshold” sjell përmirësime të gjithëanshme të platformës dhe eksperiencës që ofron. Pjesë e këtyre përmirësimeve janë aplikacione dhe drivera të përditësuar.

Microsoft tha se Threshold 2 sjell besimin e duhur tek organizatat të cilat duan të implementojnë Windows 10-tën në shkallë të gjërë.

Siç kemi diskutuar më parë, ndryshimet më të prekshme njëkohësisht edhe më të rëndësishme janë në aspektin e performancës dhe stabilitet jo vetëm të platformës por edhe aplikacioneve si Cortana dhe shfletuesi Microsoft Edge.

Microsoft premtoi një ndezje të kompjuterit 30 % më shpejt sesa Windows 7 ashtu siç premtoi rritje të dukshme të performancës dhe sigurisë së shfletuesit Edge së bashku me funksionalitetin e shikimit paraprak të dritareve të shfletuesit pa qenë nevoja për të aksesuar individualisht.

Cortana, risia e Windows 10-tës, me përditësimin Threshold 2 mund të flasë edhe tre gjuhë të reja: atë japoneze, anglishten se Australisë dhe anglishten e Indisë.

Pa i cituar individualisht, Microsoft tha se përmirësime të dukshme ka edhe në aplikacionet Mail, Calendar, Groove, Xbox, Store, OneNote, Solitaire etj.

Me Threshold, Microsoft gjithashtu ka përfshirë një version paraprak të asaj që kompania e quan integrim të Skype. Ky shërbim është i disponueshëm në dy aplikacione Windows: Video Calling dhe Messaging.

Sa i përket bizneseve, Microsoft po sjell dy funksionalitete shumë të rëndësishme: Windows Update for Bussines dhe Windows Store for Bussines.

Me Windows Update for Bussines, i cila ka qenë edhe më parë subjekt i një artikulli në PCWorld Albanian, Microsoft do të ofrojë administratorëve të IT-së më shumë kontroll mbi përditësimet e paisjeve kompjuterike brenda organizatës ose kompanisë duke ruajtur sigurinë në nivele optimale.

Kjo do të thotë se administratorët IT mund të krijojnë grupe kompjuterash të cilët marrin përditësime në faza duke ruajtur edhe gjendjen optimale të rrjetit.

Sa i përket Windows Store for Bussines, Microsoft në postimin në blog tha se ky shërbim është një mënyrë e thjesht për të kërkuar, blerë dhe shpërndarë aplikacionet në rrjetin kompjuterik të organizatës.

Departamentet IT gjithashtu kanë mundësi të shfrytëzojnë një tjetër funksionalitet të ri: Mobile Device Management. Falë kësaj të fundit, menaxhimi i një familje të tërë paisjesh si kompjutera, laptopë, tabletë, telefont madje edhe internetin e gjërave është më e lehtë.

Microsoft premtoi që së shpejti do të sjell mbrojtjen e të dhënave të sipërmarrjeve dhe së aktualisht ishte në fazë testimi në disa konsumatorë biznesi. Në fund postimit Microsoft shfryëzoi një paragraf të tërë për të falenderuar të gjithë Insider-at e Windows(testuesit) të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer në formësimin e Windows 10-tës që të gjithë njohim sot. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>