Microsoft njoftoi se Projekti Astoria i portimit të aplikacioneve Android në Windows ka marrë fund

Publikuar më: 26-02-2016

billion2-640x427Në konferencën e zhvilluesve të vitit të shkuar Microsoft prezantoi katër “ura” të cilat do të portonin aplikacionet nga platformat rivale në dyqanin e aplikacioneve Windows Store.

Tre prej këtyre projekteve, Web (Westminister), Win32 (Centennial) dhe iOS (Islanwood) jetojnë akoma ndërsa ditën e djeshme Microsoft konfirmoi me Projekti Astoria përgjegjës për portimin e aplikacioneve Android në iOS ka marrë fund.

Disa ndërtime beta të Windows 10 Mobile përmbanin një version të Astoria duke bërë të mundur funksionimin e aplikacioneve Android në telefonët Windows. Ndërkaq gjatë muajit Nëntor u largua ku Microsoft justifikohej se projekti nuk ishte akoma gati.

Njoftimi i ditës së sotme zbulon se nuk ka për të qenë kurrë gati. Microsoft gjithashtu po ditën e djeshme bëri të ditur blerjen e Xamarin i cili do të jetë edhe fronti i ri i Microsoft si zgjidhja e duhur për zhvilluesit.

Përmes Astoria aplikacionet Android shkruar në Java konvertoheshin pa asnjë modifikim. Me anë të Xamarin, zhvilluesit mund të shpërndajnë një pjesë të madhe të kodit në Android, iOS dhe Windows por është e domosdoshme që ai kod të shfrytëzojë .NET dhe C. (PCWorld Albanian)

Microsoft njoftoi se Projekti Astoria i portimit të aplikacioneve Android në Windows ka marrë fund
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)