Microsoft ngacmon me fotot e para të një Surface Book 2 të zi

Publikuar më: 29-08-2016

screen-shot-2016-08-29-at-7-36-01-amZakonisht ju nuk i shikoni fotot e para të një pajisje të re të vijnë nga vetë kompania përpara zyrtarizimit, por Microsoft nuk po ndjek të gjitha rregullat me harduerin e tij Surface. Për këtë nuk është çudi se pamjet e parë se çfarë mund të jetë një Surface Book 2 vijnë nga asnjë tjetër përveç se nga llogaria zyrtare e Microsoft në e Instagram e Surface , me komentin e vetëm zyrtar “Çelësi juaj drejt suksesit”.

Postimi i fundjavës në këtë llogari në Instagram tregon një version krejtësisht të si të diçkaje që  duket shumë si tastiera e një Surface Book, por me mentesha të ndryshme. Menteshat e ofruara në  origjinalin ishin theksimi i dizajnit, duke ofruar një kënd të gjerë përdorimi me ngurtësinë  që merr nga një notebook tradicional, por duke shtuar përfitimin e të qenurit i aftë ta shkëpusësh ekranin dhe ta përdorësh në vete, ose ta sjellës përreth në formë tablete duke marrë avantazhe mjeteve që ndodhen brenda në bazë.

Imazhi sugjeron se menteshat e reja mund të jenë një version i shkurtuar i origjinaleve, gjë që mund të lejojë për më pak hapësirë mes ekranit dhe tastierës, dhe Windows Central sugjeron se kjo është e vërteta duke u bazuar nga informacionet e ndryshme që kanë zbuluar. Blogu thotë se mund të konfirmojë se fotoja i përket një prototipi të Surface Book 2 e marrë për të promovuar disa ide për Surface Book brenda kompanisë.

Microsoft ngacmon me fotot e para të një Surface Book 2 të zi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)