Microsoft ndryshon rregullat e liçensimit me përditësimin vjetor të Windows 10-tës

Publikuar më: 26-06-2016

Windows-10-build-10166_mryksyRitmi i versioneve eksperimentale të Windows 10-tës të paktën gjatë muajit Qeshor ka qenë spektakolar. Më 14 Qershor erdhi ndërtimi 14366, me 16 Qershor ai 14367 ndërsa më 22 Qershor mbërriti ndërtimi 14371 që mund të jetë mbase ndër më të rëndësishmit për një ndryshim madhor që bart në vetvehte.

“Activation Troubleshooter” quhet risia e këtij ndërtimi i cili u detajua nga zëdhënësja e re e Microsoft për Windows-in, Dona Sarkar, ku ndër të tjera tha:

“Duke filluar që me këtë ndërtim eksperimental, ne po sjellim Activation Troubleshooter i cili do tu ndihmojë në adresimin e problemeve të aktivizimi të kopjeve të vlefshme të Windows-it në paisjet tuaja shkaktuar kryesisht nga një ndryshim potencial i harduerit. Për shembull, nëse paisje juaj ka një liçensë dixhitale të Windows 10 Pro nga një ndërtim i mëhershëm i Windows 10-tës dhe aksidentalisht keni instaluar Windows 10 Home në një paisje, funksionalitetit në fjalë do të ofrojë një guidë automatike për kalimin në Windows 10 Pro dhe aktivizimin e tij…

“Gjithashtu me këtë ndërtim po sjellim edhe mundësinë e integrimit të llogarisë suaj Microsoft me liçensën dixhitale të aktivizimit. Ky integrim do të ndodhë menjëherë sapo të qaseni me llogarinë tuaj Microsoft në një kompjuter Windows 10. Ju mund të përdorni këtë liçensë dixhitale të lidhur me llogarinë tuaj Microsoft për të aktivizuar në të ardhmen një kompjuter Windows 10.”

Në të kaluarën proçesi i liçensimit ishte i tillë: Një kompjuter një liçensë. Por tani e tutje çdo gjë është ndryshe. Instaloni Windows 10-tën, qaseni në llogarinë Microsoft dhe menjëherë realizohet integrimi. Por ne kemi një pyetje fundamentale: Çfarë ndodh nëse ju i shisni kompjuterin dikujt tjetër? Si do të shfrytëzohet liçensa në këtë rast? A do të kalojë edhe liçensa juaj në emër të dikujt tjetër?

Edhe pse ky sistem i ri mund të jetë dizenjuar për të shmangur problemet e aktivizimit në rastin e ndërrimit të një komponenti harduerik apo të përditësimit të tyre, konfuzioni është akoma më i lartë.

Qartësisht Microsoft po përpiqet të na zhvendosë në një botë ku përditësimi në Windows 10 nuk do të jetë më falas e as liçensa juaj e Windows 7 nuk do tu bëjë më punë. (PCWorld Albanian)

Microsoft ndryshon rregullat e liçensimit me përditësimin vjetor të Windows 10-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)