Microsoft ndërtoi dyqanin e aplikacioneve universale të Windows 10-tës

Publikuar më: 18-07-2015

windows-app-storeMicrosoft ka hedhur një tjetër hap drejt platformës universale të aplikaconeve. Zyrtarisht kompania ka vendosur të hapë një dyqan të ri virtual ku do të gjenden të gjitha llojet e aplikacioneve universale që funksionojnë në kompjutera, tabletë dhe smartfonë.

Në një farë mënyre ky dyqan i ri është një kombinim i Windows Store dhe Windows Phone Store. Krijimi i një ‘produkti’ të tillë është pjesë e përpjekjeve të Microsoft për të sjellë një eksperiencë të unifikuar tek përdoruesit me anë të Windows 10. Tanimë përdoruesit e çdo lloj pajisje nën markën e Microsoft mund të shkarkojnë aplikacionet e tyre në ‘one stop shop’.

Por kompania Microsft çfarë përfiton nga diçka e tillë? Me një shifër të ulët të shitjeve të kompjuterave dhe një biznes smartfonësh që nuk është duke lulëzuar, Microsoft po e sheh platformën universale të aplikacioneve si një mënyrë për të forcuar sërisht biznesin e saj. Nëse një përdorues pëlqen funksionalitet apo aplikacionet që ndodhen në kompjuterin e tij Windows, atëherë ai mund të ndikohet nga kjo gjë për blerë një smartfon Windows i cili i ofron një eksperiencë të ngjashme me kompjuterin e tij. Kjo mund mos të përbëjë një avantazh të drejtpërdrejtë për Microsoft po është e vetmja shpresë për këtë kompani. Përveç kompjuterave dhe pajisjeve mobile, konsolja Xbox është gjithashtu pjesë e paltformës universale që Microsoft po përpiqet të ndërtojë.

Nëse klikoni në dyqanin universal të aplikacioneve Windows, do të përballeni me dy seksione të ndara, një për aplikacionet Windows dhe një tjetër për ato Windows Phone. Në një menu të veçantë do të gjeni dhe aplikacionet për konsolen Xbox. Por kini parasysh që ky dyqan aplikacionesh është ende duke u zhvilluar ndaj ende nuk është i kompletuar. Deri më tani në këtë dyqan përdoruesit vetëm mund të kërkojnë për aplikacione por nuk munden ti instalojnë ato. Akoma nuk dihet se kur do të lançohet versioni i përfunduar i Windows App Store por pritet që ai të mbërrijë pas debutimit të Windows 10 më 29 korrik. (PC World Albanian)

Microsoft ndërtoi dyqanin e aplikacioneve universale të Windows 10-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)