Lajmet

Microsoft ndërpren versionet eksperimentale të Windows 10-tës

Jul 15 2015
0 Shpërndarje
Microsoft ndërpren versionet eksperimentale të Windows 10-tës

windows10hero-100593399-large

Microsoft ditën e Hëne ndaloi së dërguari ndërtimet e verisoneve eksperiementale të Windows 10-tës tek anëtarët e programit Windows Insider duke thënë se ishte shumë afër finalizimit të sistemit operativ.

Ishte shefi i grupit të sistemit operativ që dha njoftimin duke thënë se edhe version në formatin ISO të Windows 10-tës do të hiqeshin për ca kohë. Madje edhe liçensat e përdorur në ndërtimet eksperimentale të Windows 10-tës nuk do të funksionojnë më.

Ndërprerja e përditësimeve dhe largimi i ISO-ve nga uebfaqja e programit Windows Insider sinjalizon se Microsoft është shumë parë publikimit të version RTM të Windows 10-tës. Gjithashtu u njoftua se po ditën e hënë nuk do të dalin në shitjet kompjuterat e parë me Window 10-tën në datën 29 Korrik. Më pas po Microsoft korrigjoi vetvehten duke thënë se prodhuesit si Dell, Acer, HP dhe Lenovo do të shisnin kompjuterat e parë me Windows 10 në 29 Korrik.

Microsoft do të dërgojë tek anëtarët e programit Windows Insider në 29 Korrik Windows 10-tën ndërsa të tjerët duhet të presin edhe ca. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>