Microsoft mbyll aplikacionin Sunrise më 31 Gusht për tu përqendruar tek Outlook

Publikuar më: 11-05-2016

Sunrise-930x533Microsoft e ka caktuar perendimin e Sunrise (Lindjes së Diellit). Ekipi shkruante në një postim në blog lajmin e trishtueshëm se aplikacioni kalendarik të cilin Microsoft e bleu vitin e kaluar do të largohet përgjithnjë.

Ekipi i Sunrise do të përqendrohet i gjithi në integrimin e funksionaliteteve të Sunrise në Microsoft Outlook për iOS dhe Android. Sunrise do të largohet dyqanet e aplikacioneve më 31 Gusht.

“Nuk do të ketë funksionalitete të reja, e as rregullime gabimesh,” shkruhej në blogun e Sunrise. Megjithatë ky lajm nuk është suprizë sepse Microsoft kishte lënë të kuptohej se Outlook do të zëvendësonte një ditë Sunrise. Këtij të fundit i ndodhi po e njëjta gjë që i ndodhi Acompli me shndërrimin në aplikacionin e postës elektronike Outlook.

“Kemi punuar shumë për të sjellur magjinë e aplikacionit Sunrise në Outlook së bashku me funksionet dhe risitë që dashuroni më shumë. Jemi të bindur se të gjitha do ti gjeni aty,” shkruante ekipi i Sunrise. (PCWorld Albanian)

Microsoft mbyll aplikacionin Sunrise më 31 Gusht për tu përqendruar tek Outlook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)