Harduer

Microsoft mban eveniment më datë 6 Tetor: Surface Pro 4 apo Lumia 950?

Sep 15 2015
0 Shpërndarje
Microsoft mban eveniment më datë 6 Tetor: Surface Pro 4 apo Lumia 950?

Windows 10: The Next Chapter press eventPërgatituni për pajisje të reja me Windows 10 dhe ndoshta për konkurentin e ardhshëm më të fuqishëm Apple iPad Pro.

Gjatë mëngjesit të ditës së hëne, Microsoft ka dërguar ftesa për një event special i cili do të mbahet më datë 6 Tetor. Një përfaqësues i kompanisë ka deklaruar për Mashable se ky event do të përfaqësoj “vazhdimësinë e udhëtimit të Windows 10, nën të cilin ndodhemi aktualisht” dhe çfarë është më e rëndësishme fazën e ardhshme të pajisjeve Windows 10”.

Në ftesë shkruhet “Ne kemi disa lajme shumë të rëndësishme për të ndarë me ju për pajisjet Windows 10”.

MSFTInviteMendohet se Microsoft më në fund do të zbulojë tabletin hibrid të shumë pritur Surface Pro 4. Pajisja ekzistuese  Surface Pro ka qënë së fundmi në focus të disa raporteve të të ardhurave. Disa mendojnë se pajisja Apple iPad Pro 12.9-inç me tastjerë opsionale është një përgjigje e drejpërdrejtë ndaj Microsoft.

Në të njëjtën kohë ekzistojnë edhe mundësi të tjera. Kompania mund të bëj të njohur datën në të cilën kufjet HoloLens, të cilat kompania i ka testuar prej disa muajsh, do të dalin në shitje duke u bërë të disponueshme për klientën. Gjithashtu Microsoft mendohet se do të lançojë Windows 10 Mobile për telefonat gjatë muajit pasardhës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>