Microsoft Lumia 950: A do të korrë sukses telefoni i parë me Windows 10?

Publikuar më: 05-12-2015

microsoft-display-dock-block1-jpg-100629341-large.idgeTelefoni i ri i Microsoft, Lumia 950, është i pari i kompanisë që shfrytëzon sistemin operativ Windows 10. Nuk e ka atë ndjesinë që të ofrojnë telefonët metalikë si Nexus 6P apo Samsung Galaxy S6 ndërsa ekrani ka madhësinë e 5,2 inç. (Binjaku Lumia 950 XL ka ekran 5.7 inç).

Bateria e telefonit mund të zëvendësohet ashtu siç mundeni edhe të përdorni karta microSD. Hardueri është kompakt. Proçesori 1.8 Ghz Qualcomm Snapdragon 808 shoqërohet nga 3GB RAM.

Vetëm një variant është i disponueshëm: modeli 32GB. Bateria e tij ka kapacitet prej 3,000 mAh e cila në teori duhet të ofrojë 18 orë jetëgjatësi bateri.

Një tjetër risi është porta USB Tipi C. Nuk mungon as një buton i dedikuar për kamerën pozcionuar poshtë butonave të volumit dhe ndezjes.

Telefonët Lumia 950 gjithnjë kanë spikatur me kamerat e tyre të mrekullueshme. Sensori prej 20 megapiksel me stabilizim optik të imazheve, autofokus dhe video 30 frekuenca në sekondë është i jashtzakonshëm. Për ta shoqëruar vjen kamera 5 megapiksel frontale e aftë të realizojë video full HD.

Një tjetër komponent i shkëlqyer është ekrani AMOLED me rezolcion 2K (2560 x 1440 piksel). Madje ky telefon përmban një sensor për të shkyçur telefonin thjesht duke drejtuar përpara fytyrës.

(Lumia 950 XL ka pothuajse të njëjtin harduer me përjashtim të ekranit 5.7 inç, proçesori Snapdragon 810 dhe baterisë 3,340 mAh.)

Mbase me prapashtesën XL Microsoft po teston preferencat e përdoruesve tani edhe me implementimin e Windows 10-tës. Pyetja është kjo: A preferojnë njerëzit e biznesit – sepse të përballemi me faktet se Microsoft ska shans në tregun konsumatorëve – telefonë me ekrane të mëdhenj si Lumia 950XL?

Një aspekt kyç, shumë i rëndësishëm i telefoni është teknologjia Continuum. Falë saj Lumia 950 dhe 950 XL përmes një paisje shtesë mund të transformohen në kompjuter të vërtetë nëse lidhet me një ekran.

Telefoni kushton afro 600 dollar, një çmim i cili deri diku është goxha i lartë. Por nuk duhet të harrojmë se Microsoft përveçse reduktoi numrin e telefonëve në treg po redukton edhe disponueshmërinë e tij në vende të ndryshme të botës. Rast konkret është SHBA-ja ku telefoni mund të blihet vetëm nga dy kompani celulare. A është kjo një tentativë e Microsoft për të tunduar konsumatorët? Ne personalisht mendojmë: Duhet ta provojmë këtë telefon. (PCWorld Albanian)

Microsoft Lumia 950: A do të korrë sukses telefoni i parë me Windows 10?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)