Microsoft Lumia 650 do të zyrtarizohet më 1 shkurt. A është ky telefoni i fundit i kësaj linje?

Publikuar më: 17-01-2016

Microsoft_Lumia_logo_(with_Window_emblem).svgTelefoni i radhës që bart markën Lumia në pronësi të Microsoft nuk do të debutojë në Kongresin Mobil Botëror që mbahet në datat 22-28 Shkurt por me 1 Shkurt, raportoi Windows Central.

Edhe më parë blogu në fjalë kishte publikuar disa foto të Lumia 650 të pasqyruara në bazë të informacioneve të përvetësuara. Telefoni i cili ka një dizajn intrigues prej metali bart një harduer modest dhe kostoja e tij besojmë se nuk do ti kalojë 200 dollarët.

650

Sipas Windows Central telefoni fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 210 ose 212 shoqëruar nga 1GB RAM. Ekrani mendohet të ketë një madhësi 5 inç dhe rezolucion 720p.

Por mbase më e rëndësishme se asgjë ngelet fati i telefonëve Lumia. Besohet se Lumia 650 nëse prezantohet në 1 Shkurt, të jetë një nga telefonët e fundit që Microsoft nxjerr në shitje. Windows Central duke bazuar në disa burime të pa zbuluara tha: “RM-1182 është çertifikuar në disa shtete. Lumia 850 kishte emrin e koduar RM-1180 ndërsa kemi dëgjuar vazhdimisht se Lumia 650 do të jetë telefoni i fundit i kësaj linje.” (PCWorld Albanian)

Microsoft Lumia 650 do të zyrtarizohet më 1 shkurt. A është ky telefoni i fundit i kësaj linje?
76 votes, 1.00 avg. rating (20% score)