Microsoft lehtësoi proçesin e përditësimit në Windows 10

Publikuar më: 31-10-2015

hero_carousel_2in1_mini_start_CortanaMarket_1xKeni ende të instaluar në kompjuterin tuaj sistemin e vjetër operativ Windows 8.1 ose Windows 7? Microsoft kërkon që ju ta ndryshoni atë tashmë. Gjatë ditës së Enjte kompania njoftoi se ka realizuar një numër ndryshimesh mbi mënyrën e marrjes së përditësimit të sistemit Windows 10.

Çfarë është më e rëndësishme është se mënyra e përdorur deri më tani prej dy hapash për marrjen e përditësimit ka ikur. Tashmë ju duhet të bëni një rezervim për të marrë sistemin Windows 10, i cili do të jetë menjëherë i disponueshëm për ju. Për më tepër, përditësimi Windows 10, së shpejti do të shndërrohet në një “Përditësim Opsional”  në Përditësimet e  sistemit Windows, për të gjithë përdoruesit e sistemeve Windows  7 dhe Windows 8.1. Vlen për tu kujtuar se Windows ka eksperimentuar më parë gjatë këtij muaji në lidhje me këtë çështje.

Gjatë vitit të ardhshëm kompania Windows do të shkoj më tej duke e bërë versionin Windows 10, një “Përditësim të Rekomanduar”. Kjo do të thotë se për disa përdorues proçesi i përditësimit do të nis në mënyrë automatike, në varësi të parametrave të tyre. Kompania Microsoft ka shtuar se përsëri do të jetë e nevojshme konfirmimi i përdoruesit. Në rast se ju ndryshoni mëndje sistemi juaj i vjetër operativ do të qëndroj i ruajtur për 31 ditë në rast se ju vendosni të ktheheni pas.

Microsoft është duke realizuar disa ndryshime për të gjithë përdoruesit e sistemeve jo-Genuine (pirate ) Windows 7 dhe Windows 8.1. Ata do të jenë vetëm një të klikuar larg shndërrimit të sistemit të tyre në një sistem të liçensuar. Kjo do të thot se ata nuk mund ta marrin përditësimin Windows 10 falas, por ky process thjesht e lehtëson atë. (PCWorld Albanian)

Microsoft lehtësoi proçesin e përditësimit në Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)