Microsoft lë disa telefonë Lumia jashtë listës së Windows 10-tës

Publikuar më: 14-09-2015

lumia-1520-review-44-970-80Microsoft po bën maksimumin që të sjellë platformën e Windows 10-tës për telefonët në sa më shumë modele Lumia.

Kompania ka startuar një fushatë në dyqanet e saj në SHBA dhe Britani ku në pah nxjerr një listë telefonësh të cilët janë gati për Windows 10-tën(Windows 10 Ready). Por a do të thotë kjo se telefonët Lumia që nuk janë pjesë e kësaj liste nuk do të jenë në gjëndje të kalojnë kurrë në Windows 10?

Secili prej jush do e quante fakt të mbyllur e megjithatë prisni se ka akoma pak shpresë. Sepse Microsoft thotë se Lumia 635 mund të kalojë në Windows 10 ndërsa modeli pa 4G, Lumia 630, nuk është përfshirë në këtë listë. Ne personalisht e kemi instaluar Windows 10-tën në një Lumia 630 dhe çdo gjë duket të shkojë për mrekulli.

Besojmë se Microsoft do të përqendrojë forcat për të dërguar Windows 10-tën në versionet më të mira të modeleve Lumia. Nuk ka detaje se si do të proçedohet me përditësimin e Windows 10-tës dhe fazat e saj por do të presim evenimentin e tetorit të Microsoft. (PCWorld Albanian)

Microsoft lë disa telefonë Lumia jashtë listës së Windows 10-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)