Biznes

Microsoft largon edhe 3,000 punojës të tjerë nga divizioni i harduerit

Aug 1 2016
0 Shpërndarje
Microsoft largon edhe 3,000 punojës të tjerë nga divizioni i harduerit

microsoft-logo-640x480Microsoft planifikon të shkurtojë 3,000 vende pune vitin e ardhshëm në divizionin e harduerit dhe shitjeve globale. Ky njoftim i ri vjen vetëm tre muaj nga largimi i 1,850 punojësve të tjerë.

Gjigandi i sistemit operativ bleu në 2013-tën biznesin e paisjeve dhe shërbimeve të Nokia për 7.1 miliard dollar, marrëveshje e cila rezultoi ndër më famëkeqet e industrisë së teknologjisë.

Në Korrik të 2014-tës, vetëm tre muaj nga zyrtarimi i blerjes, Microsoft largoi nga puna 18,000 punojës kryesisht në divizionin e harduerit. Një vit më vonë kompania fshiu 7 miliard dollar dge 7,800 punojës të tjerë u larguan.

Gjatë muajit Maj të këtij viti Microsoft shiti biznesin e telefonëve për 242 milion dollar dhe një javë më pas u larguan 1,850 punojës. Microsoft aktualisht numrën 114,000 punojës në rang global. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>