Lajmet

Microsoft lançon Visual Studio në macOS, shpreson për më shumë aplikacione Windows

Nov 14 2016
0 Shpërndarje
Microsoft lançon Visual Studio në macOS, shpreson për më shumë aplikacione Windows

visual_studio_on_mac-0-0-1Microsoft ka deklaruar se së shpejti platforma e shquar e kodimit, Visual Studio, do të jetë pjesë e kompjuterave Mac.

Lajmi mund të mos duket interesant, por shënon një kthesë dramatike për kompaninë dhe strategjinë e saj, e cila në të kaluarën preferonte ti mbante zhvilluesit në platformën e vet duke ofruar mjetet e kodimit vetëm në Windows.

Ndryshimi vjen ndërsa Microsoft po kthen vëmendjen drejt operacioneve fitimprurëse siç janë shërbimet cloud. Ndërkohë që detyrat e programimit në të kaluarën mund të kenë qenë në serverat lokal, ato tani po përdorin çdo herë e më shumë shërbimet cloud që nuk varen nga platformat, si Azure dhe AWS.

Duke e bërë Visual Studion  një “ndër-platformë”, Microsoft shpreson që të tërheqë profesionistët nga çdo sistem operativ që ata shfrytëzojnë.

Softueri bazohet në platformën e zhvillimit të aplikacioneve, Xamarin Studio, dhe ndryshimi mund të nxisë zhvilluesit e Mac dhe iOS që të zhvillojnë më shumë aplikacione për Windows, pasi këto përdorues nuk do të kenë më nevojë që të blejnë një kompjuter Windows ose të përdorin një makinë virtuale për të hyrë në Visual Studio.

Lajmi ndjek një deklaratë të ngjashme në fillim të këtij viti, kur kompania deklaroi se do të shtonte mbështetje të brendshme për linjën e komandës Linux, Bash, në Windows për herë të parë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>