Microsoft lançon versionin eksperimental të Cortana për Android

Publikuar më: 25-08-2015

cortana-default-android-heroNjë version beta i Cortana për platformën Android, u shfaq muajin që shkoi por vetëm sot ky version eksperimental mbërriti zyrtarisht. Cortana është një përpjekje e hapur e Microsoft për të sjellë softuerin e saj tek çdo përdorues pavarësisht platformës ku ata janë pjesë.

Të gjithë përdoruesit Android të interesuar mund ta shkarkojnë Cortanën dhe ta instalojnë në pajisjen e tyre. Një nga risitë që sjell Microsoft në këtë version është mundësia për të zëvëndësuar Google Now, asistentin virtual të vet platformës. Në këtë version ende nuk është e mundur komanda ‘Hey Cortana’ por Microsoft po punon fort për ta sjellë Cortanën me funksionalitet të plotë dhe në versionet rivale.

Ashtu si dhe në versionin për Windows dhe Cortana në Android ju lejon të aksesoni kontaktet, informacionet tuaja, motin, lajmet, etj. Tani për tani ky version eksperimental është i disponueshëm vetëm në Google Store në Shtetet e Bashkuara por së shpejti do të mbërrijë dhe në vende të tjera. (PC World Albanian)

Microsoft lançon versionin eksperimental të Cortana për Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)