Microsoft lançon ndërtimin 14946 të Windows 10-tës me personalizimin e gjesteve në trackpad

Publikuar më: 14-10-2016

windows_10_wallpaper-930x523Microsoft lançoi ditën e djeshme një ndërtim të ri eksperimental për telefonët dhe kompjuterat. Ky ndërtim sjell opsione të reja për gjestet me tre dhe katër gishta mbi trackpad si dhe një opsion të ri për të fikur rrjetin Wi-Fi në një kohë të caktuar.

Me strategjinë e re të Microsoft për ta konsideruar Windows 10-tën si një shërbim, versionet eksperimentale të sistemit operativ vijuan edhe pas Korrik-ut të 2015-tës kur kompania lançoi versionin më të fundit zyrtar.

Përditësimi më madhor që nga debutimi ka qenë ai i përvjetorit të Windows 10-tës i cili u publikuar në Gusht të 2016-tës. Me ndërtimin më të fundit, 14946, do të vini re një opsion të ri në ndërfaqen e cilësimeve (Settings -> Devices -> Touchpad), Other Gestures.

touchpad-1Kjo kategori përmban katër opsione të prekjes dhe dy tërheqje. Secili prej opsioneve përmban një diagramë ilustruese për tju treguar për çfarë bëhet fjalë.

Në faqen e Wi-Fi (Settings -> Network & Internet -> Wi-Fi) përdoruesit do të vënë re një opsion të ri me emrin “Turn Wi-Fi back on”. Ky opsion i përcaktuar të jetë manual nga Microsoft dhe përdoruesi mund ta ndryshojë nëse dëshiron që rrjeti Wi-Fi të ndizet në një kohë të caktuar.

Në terësi, ndërtimi i ri sjell rregullime gabimesh kryrsisht në sfond. A i përket problemeve, ndërtimi 14946 ka dy të tilla: E para konsiston me antivirueset nga Bitdefender, Kaspersky, F-Secure dhe Malwarebytes të cilët do të pengojnë përditësimet dhe e dyta është një problem me dyqanin e aplikacioneve në seksionin e lojërave e cila mund të dështojë gjatë shfletimit. (PCWorld Albanian)

Microsoft lançon ndërtimin 14946 të Windows 10-tës me personalizimin e gjesteve në trackpad
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)