Microsoft lançoi ndërtimin 10512 të Windows 10 Mobile

Publikuar më: 12-08-2015

Windows-10-Mobile-Lead-10149Më në fund Microsoft ka sjellë ndërtimin 10512 të sistemit operativ Windows 10 për pajisjet mobile. Ky version mund të shkarkohet nga të gjithë pjestarët e programit Windows Insider duke klikuar në konfigurimet e pajisjes së tyre për të kërkuar përditësimin më të fundit.

Në një postim në blog, kreu i Windows Insider Program falenderoi fansat për pritjen dhe shtoi se tani e tutje, që pas lançimit të Windows 10, kompania do të jetë më e fokusuar në Windows 10 Mobile.

Krahas ndërtimit të ri, Microsoft ka publikuar një listë me ndryshimet, risitë, korigjimet dhe përmirësimet që sjell ndërtimi 10512. Mund të themi se ky përditësim nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të rëndësishëm, megjithatë ne po ju përmendim se cilat janë ato.

–     Përmirsime të përgjithshme përsa i përket stabilitetit dhe performancës
–     Tanimë ju mund të ndryshoni sfondin e ekranit direkt nga aplikacioni Photos
–     Është korigjuar problemi me aplikacionet që ruheshin në kartën e memories
–     Janë përmirësuar njoftimet nga Data Sense
–     Është modifikuar algoritmi Shape Writing përsa i përket sugjerimeve të kontakteve
–     Është zgjidhur problemi i mos hapjes së kamerës kur smartfoni është i kyçur
–     Është eleminuar problemi i mos shfaqjes së njoftimeve të ardhjes së mesazheve.

(PC World Albanian)

Microsoft lançoi ndërtimin 10512 të Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)