Microsoft lançon ndërtimin 10158 të Windows 10. Debuton shfletuesi Microsoft Edge

Publikuar më: 30-06-2015

 

windows_10_number-100564862-largeDitën e hënë, Microsoft bëri të disponueshëm për testuesit ndërtimin 10158 të sistemit operativ Windows 10. Sigurisht që ky ndërtim i ri është akoma më afër versionit përfundimtar të Windows 10 i cili do të mbërrijë tek përdoruesit muajin që vjen.

Një nga ndryshimet që bie më shumë në sy në këtë ndërtim ka të bëjë me shfletuesin Microsoft Edge, të cilin kompania e prezantoi zyrtarisht në konferencën e zhvilluesve më herët gjatë këtij muaji. Ky ndërtim i fundit zbulon logon zyrtare të shfletuesit; një shkronjë ‘e’ me ngjyrë blu tepër e ngjashme me ikonën e Internet Explorer.

Përveç kësaj Edge është pasuruar gjithashtu me tema apo stile të reja që i japin më shumë mundësi zgjedhje përdoruesit. Tanimë përdoruesit mund të ndërtojnë vet faqen kryesore të shfletuesit ku të vendosin të gjitha uebfaqet e preferuara të tyre.

microsoft_edge_browser_page_design_june_29_2015-100594018-large

Ashtu si dhe në Windows 10 Mobile, ndërtimi 10158 sjell një aplikacion të ri ID në shfletues ku testuesit mund të ruajnë komentet e tyre, vlersimet, historinë etj. Menu Start gjithashtu ka pësuar disa përmirësime të ndjeshme duke rritur kështu funksionalitetin e saj.

Microsoft ka përmisuar gjithashtu eksperiencën që të ofrojnë aplikacionet Metro dhe Win32, sidomos për përdoruesit e tabletëve. Dhe siç ndodh zakonisht nuk mund të mungonin dhe korigjimet e disa problemeve të vogla të shfaqura në ndërtimet e mëparshme.

Tanimë përdoruesit e Surface Pro 3 do të shohin përmirësime të ndjeshme në jetëgjatësinë e baterisë falë këtyre ndryshimeve. Ajo që është e rëndësishme është se ky ndërtim është cilësuar si ndërtimi i parë në të cilin nuk janë vënë re probleme të rëndësishme. Kjo do të thotë se Windows 10 është gjithnjë e më afër versionit përfundimtar i cili do të vijë në 29 korrik. (PC World Albanian)

Microsoft lançon ndërtimin 10158 të Windows 10. Debuton shfletuesi Microsoft Edge
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)