Microsoft lançoi versionin paraprak të aplikacionit universal Skype për Windows 10

Publikuar më: 24-03-2016

untitledMicrosoft ditën e sotme publikoi një version paraprak të atij që besohet të jetë aplikacioni universal i Skype për Windows 10. Aktualisht ky version i aplikacionit është i disponueshëm për anëtarët e programit Windows Insider. Përmban një ndërfaqe të ndërtuar nga fillimi ndërsa funksionalitet janë të njëjta me versionin e vjetër.

Në të kaluarën Skype ka qenë i disponueshëm edh enë formën e aplikacionit desktop por edhe Metro ku ky i fundit u largua nga përdorimi në Tetor. Për të vijuar më tej Microsoft gjithashtu publikoi një version të ndarë të Skype Messaging dhe Skype Video për Windows 10-tën.

Pavarësisht se përdoruesit janë të prirur drejt aplikacioneve dedikuar një shërbimi të vetëm, përdoruesit desktop realisht demonstruan një qasje tjetër duke bojkotuar këto aplikacione.

untitl2ed

Në javët në vijim Microsoft do e ofrojë këtë aplikacion i mënyra e vetme për tu qasur në Skype në desktop madje edhe Windows 10 Mobile. Për shkak se aplikacioni u ndërtua nga e para, ekipi i zhvilluesve pati shansin të rimendonte elementët e dizajnit. Në versionin e vjetër dritarja e aplikacionit zihej nga përditësime të fundit të statuseve të miqve ndërsa tani e tutje do të shfrytëzohet nga paraqitje të videove dhe një listë miqsh.

Së shpejti të gjitha funksionalitetet e disponueshme në aplikacionin aktual të Skype do të integrohen edhe në versionin e ri universal. Rast konkret është integrimi i komunikimit në grup me tekst, zë dhe video. Gjithashtu do të mund të startoni biseda edhe miq të nuk kanë një llogari Skype. (PCWorld Albanian)

Microsoft lançoi versionin paraprak të aplikacionit universal Skype për Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)