Microsoft lançoi versionin 2.0 të gjuhës së programimit TypeScript

Publikuar më: 23-09-2016

typescript_logo-930x465Microsoft lançoi ditën e sotme TypeScript 2.0 me funksionalitete të reja, zgjerim të mbështetje për libraritë JacaScript dhe standartin ECMAScript.

Type Script 2.0 është i disponueshëm që në këtë moment për Visual Studio 2015 dhe Visual Studio Code. Type Script debutoi në Tetor të 2012-tës si një gjuhë programimi me burim të hapur. Mund të shfrytëzohet për të zhvilluar aplikacione Javascripti që mund të ekzekutohen nga klienti dhe serveri.

Në Gusht të 2015-tës TypeScript numëronte 275,000 shkarkime dhe kaloi 2 milion në Gusht të 2016-tës. (PCWorld Albanian)

Microsoft lançoi versionin 2.0 të gjuhës së programimit TypeScript
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)