Microsoft lançoi shërbimin e komunikimit për bizneset, Teams

Publikuar më: 03-11-2016

Microsoft CEO Satya Narayana Nadella speaks at Microsoft's live event in New YorkMicrosoft prezantoi ditën e Mërkure një sistem të ri komunikimi për bizneset, Microsoft Teams, duke i hapur rrugë një konkurrence direkte me startupin Slack dhe produktin Workplace të Facebook.

Softueri i ri do të jetë pjesë e shërbimeve Office 365 të Microsoft, një suite e bazuar në cloud me më shumë se 85 milion përdorues aktivë në muaj.

Slack numëron 4 milion përdorues aktivë mujore e në mesin e tyre janë edhe kompani mediatike si CBS Corp dhe Buzzfeed. Ditën e djeshme startupi lançoi një fushatë reklamuese në New York Times për të adresuar lançimin e Microsoft Teams.

“Jemi të emocionuar ndërsa përgatitemi për pak konkurrencë,” shkruante fushata e Slack. Microsoft tha se shërbimi i ri Teams do të jetë i disponueshëm për konsumatorët Office 365 me abonime enterprise dhe biznesi nga dita e Mërkure. (PCWorld Albanian)

Microsoft lançoi shërbimin e komunikimit për bizneset, Teams
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)