Microsoft lançoi Office Online Server, bizneset mund të hostojnë aplikacionet Office

Publikuar më: 05-05-2016

microsoft_office_logo-930x429Mbrëmja e ditës së djeshme kishte rezervuar supriza për OneDrive dhe SharePoint. Microsoft lançoi ditën e sotme Office Online Server (OOS), i cili lejon kompanitë të hostojnë aplikacionet Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote.

Office Online, i njohur më parë si Office Web Apps, ishte një version online i aplikacioneve Microsoft Office. OOS është pasardhësi i Office Web Apps Server 2013 dhe do tu shërbejë deri në 100,000 punojësve të një sipërmarjeje.

Microsoft e shpjegon rëndësinë e OOS kështu: “Janë të shumta organizatat që i kushtojnë rëndësi përdorimit të produkteve në serverat e tyre për arsye të ndryshme sigurie” (privatësi dhe siguri). OOS ofron të njëjtat funksionalitete si Office Online por thjeshtë hostohen nga qendra juaj e të dhënave.

Është dizenjuar për të funksionuar me SharePoint Server 2016, Exchange Server 2016 dhe Skype for Bussines 2016, por që është i përshtatshëm edhe me versionet e 2013-tës të aplikacioneve në fjalë. Për fat jo të mirë, version bazik i OOS nuk lejon editimin e dokumenteve por vetëm shikimin e tyre. Që të keni qasje në të parën u duhet të paguani si përshembull një abonim në Office 365 ProPlus. (PCWorld Albanian)

Microsoft lançoi Office Online Server, bizneset mund të hostojnë aplikacionet Office
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)