Microsoft lançoi ndërtimin 14951 të Windows 10-tës, sjell Ubuntu 16.04 në subsistemin e Windows

Publikuar më: 20-10-2016

windows_10_wallpaper-930x523Microsoft publikoi ditën e sotme një tjetër ndërtim të ri të Windows 10-tës për platformat desktop dhe mobile në unazën e shpejtë të programit Windows Insider.

Ndërtimi 14951, i cili pason atë 14946 të javës së kaluar përmban disa ndryshime mjaft me rëndësi për kompjuterat. Konkretisht Microsoft ka ridizenjuar aplikacionin standart të kamerës. Jo vetëm që është më i shpejtë në terësi por edhe në realizimin e fotove.

Për disa paisje, si Surface Book apo Surface Pro, aplikacion mundëson imazhet live. Veçori mund të aktizohet nga cilësimet e aplikacionit të kamerës dhe shërben për të kapur “foto” të objekteve në lëvizje.

Përtej kamerës, Microsoft ka përditësuar versionin e sistemit operativ Linux i cili mund të instalohet nga përdoruesit e Windows të cilët kanë aktivizuar subsistemet e Windows për Linux. Versioni që do të përfitoni do të jetë Ubuntu 16.03 në vend të Ubuntu 14.04.

Si zakonisht çdo ndërtim përmban rregullimeve të gabimeve dhe problemeve. Një prej tyre ishte pamundësia për tu kyçur në aplikacionet Groove, MSN, Feedback Hub etj nëse shkyçeni manualisht. Gjithashtu nëse shkarkoni skedarë të formatit .csv dhe .xlsx me Microsoft Edge nuk do tu bllokohet qasja në to.

Nëse dëshironi të provoni ndërtimin më të ri dhe akoma nuk jeni bërë pjesë e programit Windows Insider, ky është vendi që duhet të drejtoheni. (PCWorld Albanian)

Microsoft lançoi ndërtimin 14951 të Windows 10-tës, sjell Ubuntu 16.04 në subsistemin e Windows
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)