Me Surface Studio, Microsoft ridefinon mënyrën e të punuarit në desktop

Publikuar më: 26-10-2016

3064893-inline-i-1-new-microsoft-built-the-new-surface-studio-desktop-pcKompjuteri i parë desktop me logon e Microsoft tashmë është një realitet dhe quhet Surface Studio. Kushton 2,999 dollar dhe është në shitje nga data 27 Tetor.

Ky kompjuter u prezantua para pak minutash në evenimentin Windows Creator Edition dhe ka një ekran 28 inç me 13.5 milion piksela  dhe rezolucion 4500×3000 që do të thotë se është 63% më i dendur se ekranet aktuale 4K me rezolucion 3940×2160.

3064893-inline-s-4-the-inside-story-of-how-and-why-microsoft-built-the-new-surface-studio-desktop-pcEkrani me raport 3:2 është vetëm 12.5 mm i trashë dhe mund të përshtatni pozicionin e e tij në varësi të preferencave tuaja. Një paisje e re shtesë do të shitet të bashku me Surface Studio dhe quhet Surface Dial. Vendosja e kësaj paisje mbi ekran jep më shumë opsione dhe mundësi editimi për krijuesit në aplikacionet e dizajnit grafik.

3064893-inline-surfacemotionMicrosoft e përshkruan paisjen si shoqëruesin e lapsit stylus Surface Pen. Dial do të jetë i përshtatshëm me të gjitha paisjet aktuale Surface që nga modeli Pro 3 tek Pro 4 dhe laptopët Surface Book.

Sa i përket vetë kompjuterit mësuam se do të ketë një ushqyes me kapacitet 270 vat me hard disk 1 ose 2 Terabajt, 8, 16 dhe 32GB RAM, një procesor katër bërthamësh Skylake, një kartë grafike Nvidia GeForce 965m 2GB ose 980m 4GB, një sistem boksesh “2.1 sorround”, dhe një kamër frontale 5 megapiksel me teknologjinë e Windows Hello. 

3064893-inline-s-3-the-inside-story-of-how-and-why-microsoft-built-the-new-surface-studio-desktop-pcNë aspektin e konektivitetit Surface Studio ofron Wi-Fi 802.11ac, një portë interneti, një portë ekrani, Bluetooth 4.0, katër porta USB 3.0 dhe një portë karte SD. (PCWorld Albanian)

 

Me Surface Studio, Microsoft ridefinon mënyrën e të punuarit në desktop
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)