Microsoft konfirmoi organizimin e konferencës Build 2016 në datat 30 Mars – 1 Prill

Publikuar më: 04-12-2015

Microsoft-sign-build-2015Konferenca e zhvilluesve Microsoft Build 2016 do të rikthehet vitin e ardhshëm në datat 30 Mars – 1 Prill. Ekzekutivi i departamentit të zhvilluesve njoftoi këto data në rrjetin social Twitter ku ftoi zhvilluesit të shohin të ardhmen e teknologjisë dhe të Microsoft.

UntitledPërveç datave të konferencës asgjë tjetër nuk është detajuar. Uebfaqja zyrtare e konferencës Build shfaq vetëm vendodhjen. Axhenda, çmimet dhe disponueshmëria e biletave ngelen enigmë.

Në 2016-tën besojmë se konferenca Build e Microsoft do flasë e gjitha gjuhën e Windows 10, Windows 10 Mobile, HoloLens, Visual Studio, .NET, Azure dhe Xbox. (PCWorld Albanian)

Microsoft konfirmoi organizimin e konferencës Build 2016 në datat 30 Mars – 1 Prill
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)