Microsoft kërkon falje për reduktimin e hapësirës në OneDrive dhe asgjë më shumë

Publikuar më: 11-12-2015

onedrive_logo-930x488Vendimi i Microsoft muajin të kaluar për të reduktuar hapësirën cloud në OneDrive ku shkaktarë janë bërë përdoruesit e Office 365 ka shkaktuar jo pak irritim tek konsumatorët. Në fund të vitit të kaluar kompania erdhi me një premtim joshës për abonentët e Office 365: Hapësirë pa limit në OneDrive.

Këtë premtim Microsoft nuk e mbajti dot kur në muajin Nëntor njoftoi se hapësira pa limit për përdoruesit e Office 365 do të konvertohej në 1TB siç kishte qenë më parë. Por ja që zemërimi i Microsoft nuk kishte përfunduar këtu.

U lajmërua se do të hiqej edhe hapësira prej 15 GB falas i Camera Roll madje duke reduktuar në vetëm 5 GB hapësirën falas në OneDrive.

Komuniteti online vendosi ti përgjigjej Microsoft me ankesë në faqen e zërit të përdoruesit duke thënë “Na kthe pas hapësirën tonë në OneDrive” një ankesë e cila mori 72,000+ vota. Sot kompania vendosi ti përgjigje kësaj ankese dhe lajmet nuk janë aspak të mira. Situata do të qëndrojë po njëlloj. Hapësira pa limit për abonentët e Office 365 nuk do të kthehet.

Microsoft tha se ky ndryshim ishte një “vendim biznesi” të cilin kompania e di se nuk është mirëpritur nga konsumatorët duke kërkuar falje për zhgënjimin e shkaktuar.

“Jemi me të vërtetë të indinjuar dhe duam ti kërkojmë falje të gjithë komunitetit,” u shpreh Menaxheri i Programit UserVoice Douglas Pearce. Në postim ai citoi: “Nuk do të ketë një ndryshim plani.”

Inkurajues është fakti se Microsoft do të ofrojë 15 GB të Camera Roll falas për ata që i bashkohen fushatës gjer më 31 Janar 2016. Ata që nuk i bashkohen fushatës do të ngelen me vetëm 5GB hapësirë pa mundësi për të përfituar nga oferta Camera Roll. Abonentët e Office 365, (nuk bëhet fjalë për bizneset por konsumatorët individualë) do të ngelet në fuqi limit prej 1TB ndërsa ata që kanë përfituar hapësirë shtesë apo kanë përdorur më shumë se limiti në fjalë do të kenë afat 12 muaj që të tërheqin përmbajtjet e tyre përpara se të aplikohet vendimi i ri.

Gjithashtu të gjithë ato llogari falas në OneDrive që kanë më shumë se 5 GB përmbajtje të ruajtura do të përfitojnë falas 1 vit në Office 365 e cila përfshin 1 TB memorje. (PCWorld Albanian)

Microsoft kërkon falje për reduktimin e hapësirës në OneDrive dhe asgjë më shumë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)