Microsoft ju rimburson me 650 dollar nëse shkëmbeni një MacBook me Surface Book

Publikuar më: 26-10-2016

surfacebook5-1024x768Nëse ajo që do të ofrojë një MacBook të Enjten nuk josh, Microsoft e ka një alternativë. Gjigandi i sistemit operativ do të ofrojë 650 dollar rimbursim për të gjithë ata që shkëmbejnë një MacBook Pro ose Air me një Surface Book ose Surface Pro në një nga dyqanet e kompanisë madje edhe nga Microsoft.com.

Kjo ofertë vjen pak orë pasi kompania prezantoi një model të ri të Surface Book në një aktivitet special në Nju Jork. Një nga avantazhet më të spikatura të Surface Book i7 është jetëgjatësia e baterisë dhe grafikat më të fuqishme.

Ndërkaq ditën e nesërme Apple pritet të zbulojë një MacBook Pro të ri i cili nuk ka pësuar një ridizenjim madhor që nga 2012-ta. Laptopi i ri i prodhuesit të iPhone do të ketë një ekran me prekje OLED i cili do të zëvendësojë butonat funksionalë, një skaner të shenjave të gishtërinjve dhe tre porta Thunderbolt 3 USB-C.

Ajo që do ti mungojë laptopit MacBook Pro krahasuar me laptopin e Microsoft është ekrani me prekje. Apple prej vitesh i ka rezistuar “tundimit” për implementimin e ekraneve me prekje në laptopët e saj me arsyetimin se do të ishte diçka e pakuptimtë. (PCWorld Albanian)

Microsoft ju rimburson me 650 dollar nëse shkëmbeni një MacBook me Surface Book
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)