Microsoft josh përdoruesit e Evernote me OneNote Importer

Publikuar më: 11-03-2016

onenote_logo-930x488Microsoft prezantoi ditën e sotme një softuer i cili do të shërbejë për importimin e përmbajtjeve nga Evernote në OneNote. Quajtur OneNote Importer, ky mjet mund të shkarkohet menjëherë nga OneNote.com për Windows ndërsa për Mac vetëm në javët në vijim.

onenote_evernote_chart-800x530Sapo përmbajtjet të jenë importuar, mund ti aksesoni në OneNote në desktop, telefon dhe ueb. Në 2014-tën Microsoft publikoi një version falas të OneNote për Mac ndërsa në Shkurt të 2015-tës e bëri falas edhe në Windows. Si rezultat numri i përdoruesve të këtij shërbimi është rritur bujshëm vitin e kaluar.

Për të realizuar importimin u duhet të keni të instaluar Evernote në Windows 7, 8, 8.1 dhe 10. Mëposhtë do të gjeni videon udhëzuese të përdorimit të OneNote Importer. (PCWorld Albanian)

Microsoft josh përdoruesit e Evernote me OneNote Importer
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)