Microsoft i jep fund prodhimit të hibridit 2n1 me kosto të ulët Surface 3

Publikuar më: 25-06-2016

surface3-main-2-100581437-largeMicrosoft do të ndalojë prodhimin e Surface 3 nga fundi i vitit duke ngritur kështu një pikëpyetje të madhe: A do të prezantohet një Surface 4?

Kompania nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me këtë paqartësi. Microsoft vijon të thotë se ekziston një kërkesë e lartë për Surface 3 prandaj një Surface 4 është i panevojshëm momentalisht.

Por tregu i kompjuterave vijon të shënoi rënie vitet e fundit. Përditësimet janë ngadalësuar çdo 5-6 vite ndërsa shitjet e tabletëve – përveç hibridëve 2n1 – gjithashtu po bien. Prodhuesi po eksplorojnë mundësi dhe alternativa të Surface 3 për të tërhequr konsumatorët.

A duhet Microsoft të vijojë të shesë një model bazë të Surface pas gjithë atyre shpenzimeve në markën dhe reklamimin e produktit. Në të vërtetë, Surface, është shndërruar në një emër të njohur për konsumatorin. Prodhuesit e kompjuterave po ofrojnë produkte të ngjashme, prandaj pse duhet Microsoft të ndërtojë një Surface 4?

Një tjetër aspekt që duhet të merret në konsideratë është hardueri. Surface 3 ishte i bazuar në proçesorët Intel Atom të cilët do të zëvendësohen nga Pentium dhe Celeron. Proçesorët në fjalë janë dizenjuar pikërisht për kompjuterat 2n1. Ideja e blerjes së një tableti Surface me proçesor Pentium ose Celeron – të cilët janë përdorur gjerësisht në laptopët me kosto të ulët – mund të mos u duket e përshtatshme shumë konsumatorëve.

Nëse Microsoft vendos të ndërtojë një Surface 4, alternativa më e mirë do të ishte proçesori Core M i cili aktualisht përdoret edhe në Surface Pro 4. Në fund i gjithë ngërçi qëndron tek përpjekja e Microsoft për të shmangur ballafaqimin me konsumatorët e saj. (PCWorld Albanian)

Microsoft i jep fund prodhimit të hibridit 2n1 me kosto të ulët Surface 3
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)