Microsoft integron Wunderlist, Evernote dhe Facebook me kalendarin e aplikacionit Outlook

Publikuar më: 07-04-2016

outlook-evernote-calendar-apps-100654814-largePërdoruesit e aplikacioni të postës elektronike Outlook në iOS dhe Android duke filluar që me përditësimin e ditës sotme do të kenë qasje në përkujtuesit dhe evenimentet e ruajtura në aplikacionet Wunderlist, Evernote dhe Facebook pikërisht në seksionin e kalendarit.

Përdoruesve të Evernote do tu shfaqen të gjitha shënimet e ruajtura në Outlook së bashku me një lidhje që të drejton tek aplikacioni në fjalë. Të gjithë ju që përdorni aplikacionin e produktivitetit, Wunderlist, do të vëreni teksa detyrat u shfaqen në kalendar gjithashtu së bashku me një listë shoqërues i cili u drejton tek aplikacioni në fjalë ku mund të kryeni ndryshime.

Integrimi me Facebook konsiston në integrimin e datëlindjeve dhe evenimenteve me Outlook Calendar. Evenimentet që do të shfaqen janë ato që jeni të ftuar ose keni pranuar të bëheni pjesë.

Ska dyshim se këto risi janë shumë të dobishme e gjitha kjo tregon se aplikacioni dikur mjaft i shquar i kalendarit blerë nga Microsoft, Sunrise, po shkon drejt fundit. Të tilla funksionalitete që përmendëm më lartë kanë qenë pjesë integrale e Sunrise të cilin gjigandi i sistemit operativ e bleu vitin e kaluar.

Por më shumë se asgjë, këto integrime japin sinjale të një strategjie mjaft pozitive të Microsoft e vënë në jetë me ardhjen e Satya Nadellas, atë të integrimit të shërbimeve të rivalëve me produktet e tij. (PCWorld Albanian)

Microsoft integron Wunderlist, Evernote dhe Facebook me kalendarin e aplikacionit Outlook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)