Microsoft integroi Skype me Office Online. Publikoi edhe një shtojcë Office në shfletuesin Chrome

Publikuar më: 31-10-2015

office-online-skypeE kush tjetër përveç Microsoft e di më mirë se çfarë është produktiviteti? Kompania solli një tjetër risi në platformën e ueb aplikacioneve Office, funksionalitete të cilat po sjellin produktivitet të një niveli tjetër.

Ditën e premte mbërriti integrimi i lajmëruar më parë mes Skype dhe Office Online. Në një postim në blog Microsoft shkruante: “Duke krijuar mundësi për konsumatorët tanë që ta kenë më të lehtë të punojnë së bashku me Office e ri”.

Që të dyja funksionalitetet e Skype, më zë dhe video, mund të përdoren edhe gjatë editimit të një dokumenti në Office Online. Por më shumë sesa lehtësi komunikimi ky integrim i dedikohet i gjithi punojësve. Sjell një eksperiencë bashkëpunimi të jashtzakonshme dhe më interesant është fakti se dokumenti qëndron i lidhur ngushtë me historikun e bisedës.

Ky integrim është pjesë e ndryshimeve të fundit të ndërmarra nga Microsoft drejt ndërtimit të një platforme të mirëfilltë të Skype. Një muaj më parë me debutimin e versionit më të fundit, Office 2016, kompania solli edhe aplikacionin Skype for Bussines brenda suitës së produktivitetit.office-chrome-extension

Krahas prezantimit Skype for Office Online Microsoft tërhoqi vëmendjen me një shtojcë të re në shfletuesin Chrome. Kompania tha se përdoruesit nuk e kanë të domosdoshme të instalojnë suitën Office që të përfitojnë nga avantazhet e aplikacioneve Word, Excel, PowerPoint dhe Sway. Pikërisht këtë e mundëson shtojca e re Office.

Dhe nuk mbaron këtu sepse krahas mundësisë së editimit dhe krijimit të dokumenteve nga Chrome, shtojca mund të aksesojë dokumente në OneDrive, OneDrive for Bussines dhe në kompjuter.

E thënë ndryshe, kjo e fundit është një goditje e fuqishme ndërmarrë nga Microsoft ndaj perandorisë së Google duke përdorur vetë armët e kësaj të fundit. Në postimin në blog Microsoft njoftoi edhe disa ndryshime si: Aplikacionet Office në Android zënë 40 % më pak hapësirë në telefon dhe funksionalitetet e Visual Basic kanë mbërrië në Office 2016 për Mac. (PCWorld Albanian)

Microsoft integroi Skype me Office Online. Publikoi edhe një shtojcë Office në shfletuesin Chrome
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)