Microsoft integroi fotot e Facebook dhe Google Drive në Outlook.com

Publikuar më: 19-09-2016

outlook-email-100057525-largeNë një postim në blog Microsoft njoftoi veçori të reja të cilat do të jenë të disponueshme në javët në vijim. Një prej tyre, mbase dhe më e rëndësishmja, është mbështetja për fotot në shërbimin cloud të Google Drive.

Fotot e rrjetit social Facebook gjithashtu do ti bashkohen festës së Outlook, opsione të cilat kanë qenë të disponueshme në Android dhe iOS prej kohësh. Aktualisht në momentin që po dërgoni një e-mail në dritaren e bashkangjitjes shfaqen disa opsione si Computer, OneDrive, Dropbox dhe Box.

Pikërisht kjo listë opsionesh do të pasurohet me ikonat e Google Drive dhe Facebook. Akoma nuk kemi mundësi të provojmë bashkëngjitjen nga Google Drive por besojmë se do të jetë një eksperiencë e ngjashme me atë të OneDrive.

googledriveoutlook-100682945-largeAjo që dimë është se nëse u dërgohet një lidhje përmbajtjeje nga Google Drive, ai skedar apo ajo përmbajtje do të hapet brenda postës elektronike Outlook. Madje nëse keni të drejta editimi do të mund të ndërhyni.

Facebook funksionon në të njëjtën mënyrë. Sipas udhëzimeve të Microsoft në dritaren e bashkëngjitjes pasi të keni klikuar opsionin Facebook do tu shfaqen dy opsione: “Fotot e mija” dhe “Fotot ku gjendem unë.” Edhe njëherë tjetër u themi se nuk i kemi testuar akoma personalisht sepse Microsoft po sjell përditësimin në valë të ndryshme.

facebookphotosoutlook-100682946-largeSë fundi një veçori e cila ka të bëjë terësisht me Outlook është pamja e re e bashkëngjitjeve të skedarëve të një bisede.

attachmentsoutlook-100682944-largeKur të jeni duke lexuar një bisedë të gjatë në Outlook, butoni i bashkëngjitjeve që shfaqet në formën e një kapesje letrash në skajin e djathtë lart do të shfaqë të gjithë skedarët e bashkëngjitur në bisedën përkatëse deri në një moment të caktuar. (PCWorld Albanian)

Microsoft integroi fotot e Facebook dhe Google Drive në Outlook.com
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)