Microsoft integroi Box dhe Dropbox në Office Online dhe Office për iOS

Publikuar më: 28-01-2016

new-cloud-storage-options-for-office-mobile-and-office-online-1-100640168-largeDuke filluar nga dita e sotme, përdoruesit e ueb aplikacioneve Office Online do të kenë mundësi të punojnë në kohë reale me dokumente dhe përmbajtje të ruajtura në shërbimet cloud të Box, Dropbox, Egnyte dhe ShareFile.

Këto risi vinë në kuadër të programit të partneritetit të shërbimeve cloud prezantuar nga Microsoft në Shkurt të 2015-tës ku thuhej ofruesit pjesë e marrëveshjes do të kishin mundësi të integronin shërbimet cloud në Office Online dhe Office për iOS.

Më konkretisht kjo do të thotë ruajtja dhe editimi i dokumenteve, bashkë autorizimi i dokumenteve dhe integrimi me Outlook.com do të jenë të disponueshme për të gjithë anëtarët e programit.

Duke filluar me dy të parat, Office për iOS tani integron edhe shërbimin e Box krahas Dropbox dhe OneDrive. Microsoft premtoi që në javët në vijim edhe Egnyte, Edmondo dhe ShareFile do ti bashkohen kësaj liste. Office Online tani e ofron këtë shërbim për Box, ShareFile, Dropbox dhe Egnyte se bashku me funksionalitetet e bashkë autorizimit.

new-cloud-storage-options-for-office-mobile-and-office-online-2-100640169-large

E fundit dhe jo më e parëndësishmja bëhet fjalë për integrimin e Dropbox dhe Box me postën elektronike të Outlook.com. Ju do të keni mundësi të dërgoni përmbajtje dhe dokumente të ruajtura në Dropbox dhe Box sikur të ishte një skedar tradicional i ngakuar nga kompjuteri apo OneDrive apo ta ofroni në formën e një lidhjeje cloud.

Njoftimet e ditës së djeshme për Microsoft kanë shumë rëndësi kjo falë rivalitetit me Google dhe shërbimin cloud Drive. Ajo që ngelet për tu parë është sesa larg ky integrim do të shkojë me partnerët përveç shërbimit vetjak OneDrive. (PCWorld Albanian)

Microsoft integroi Box dhe Dropbox në Office Online dhe Office për iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)