Microsoft i jep lamtumirën shërbimit të muzikës Zune më 15 Nëntor

Publikuar më: 17-09-2015

Zune

Microsoft ka njoftuar se do të nxjerrë nga qarkullimi shërbimin e tij të muzikës Zune në datë 15 Nëntor.

Abonentët ekzistues Zune Music Pass do tashmë do të migrojnë drejtë shërbimit Grovee, i cili është i disponueshëm për pajisjet Xbox One, Windows 10, Android dhe iOS. Megjithatë ende mbetet e paqartë në rast se pajisjet e vjetra do të përputhen me to.

Abonimet mujore dhe ato tre mujore në Zune, Microsoft do ti konvertojë në abonimin mujor Groove prej $9.99, ndërsa ato vjetoret  do të konvertohen në abonimin vjetor Groove Music Passes prej $99.9 në vit.

vitin 2006, kur pajisjet portabel të muzikës MP3 arritën kulmin e suksesit të tyre, Microsoft lançoi Zune si kundërpërgjigje të pajisjes iPod nga Apple. Në vitin 2012, kompania mbylli shërbimin Zune Music dhe zhvendosi përmbajtjen e tij në Xbox Music.

Microsoft i jep lamtumirën shërbimit të muzikës Zune më 15 Nëntor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)