Microsoft i jep fund shitjes së kompjuterave Windows7 / Windows 8.1 më 31 tetor 2016

Publikuar më: 08-11-2015

dual-booting-windows-7-and-windows-8-640x353Normalisht, dy vite nga debutimi një sistemi të ri operativ Microsoft ndalon shitjen e kompjuterave me versionin paraardhës të Windows-it. Nëse marrim parasysh këtë politikë, shitjet e kompjuterave me Windows 7 duhej të kishin përfunduar në tetor të 2014-tës, dy vite pas debutimit të Windows 8.

Por dështimi i Windows 8-tës detyroi Microsoft të toleronte duke lejuar shitjen e kompjuterave me Windows 7 Pro. Shitjet e kompjuterave me Windows 8.1 dhe Windows 7 do të vijojë gjer më 31 tetor 2016.windows-7-end-of-sales

Por më e çuditshmja është se shitjet e kompjuterave me Windows 8 do të përfundojnë më herët, më 30 Qershor 2016. Ndryshimet e reja do ti vinë në ndihmë Windows 10-tës dhe objektivave të Microsoft për të 1 miliard produkte me këtë platformë përpara fundit të 2017-tës.

Vlen të përmendet edhe përfundimi i mbështetjes së përgjithshme për Windows 7 në Janar të këtij viti. Edhe pse Microsoft ka shtyrë datën kur nuk do të prodhohen më kompjuter me Windows 7, kjo nuk ka ndryshuar termat e mbështetjes. Më 14 janar 2020 sistemi operativ nuk do të marrë as përditësime sigurie. (PCWorld Albanian)

Microsoft i jep fund shitjes së kompjuterave Windows7 / Windows 8.1 më 31 tetor 2016
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)