Microsoft heq reklamat e Windows 10-tës nga kompjuterat Windows 7 dhe 8.1

Publikuar më: 22-09-2016

windows-81-update-default-640x360Përgjatë vitit të parë të disponueshmërisë së Windows 10-tës sistemi operativ u ofrua falas për të gjithë që kishin një kompjuter Windows 7 ose 8.1. Për të reklamuar këtë ofertë kompania dërgoi një përditësim quajtur “Get Windows 10”.

Provomimi filloi të shfrytëzonte disa teknika mashtruese tek përdoruesit për ti kaluar në Windows 10. Megjithatë softueri në fjalë tani është hequr terësisht.

Mary Jo Foley i ZDNet vuri re këtë ngjarje pas përditësimit KB318413 i cili heq softuerin promocional. Në terësi kjo fushatë rezultoi goxha e sukesshme për Microsoft. Windows 10 shënoi rekorde në ditët e para të debutimit dhe sot më shumë se 350 milion njerëz e përdorin.

Në fund të fundit heqja e softuerit nuk do të përmirësojë imazhin dhe reputacionin e keq që krijoi Microsoft tek përdoruesit me teknikat agresive të përditësimit. Fushtata përfundoi zyrtarisht më 30 Korrik dhe pas asaj dite reklamat morën fund. (PCWorld Albanian)

Microsoft heq reklamat e Windows 10-tës nga kompjuterat Windows 7 dhe 8.1
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)