- Së shpejti vetëm duke thënë “Okay Google” do të mund të kërkohet nga kompjuterët
- Programi i ri i PayPal për krijimin e ekosistemit dixhital të pagesave edhe në dyqanet me pakicë
- Microsoft përmirëson menaxhimin e fotove në SkyDrive
- Rrjetet në vitin 2020: trafik më të ngarkuar, harxhim më të vogël energjie
- Sa të vlefshme janë realisht certifikimet e IT-së?
- 5 probleme që duhet të rregullojë Microsoft-i në aplikacionet e Office-it në ueb
- BioWare diskuton mbi spin-off të Mass Effect
- Dead Island: Riptide në krye 3 javë radhazi
- Tales of Symphonia do i nënshtrohet një ribërje HD për Playstation 3
- “Mad Genius” mund të bëhet kontrolluesi i lëvizjeve revolucionar i lojërave
- Krijuesi i imazhit Xbox Infinity thotë se fotoja është fallco
- Manhunt vjen në PSN këtë javë
Microsoft heq dorë nga emri “Metro” për Windows 8
Publikuar më: 04-08-2012
Microsoft ka hequr dorë nga emri për Windows 8 “Metro” për shkak të frikës nga ndonjë akuzë rreth emrit të markës. Tashmë emri do të jetë “Windows 8-style UI”, që nuk tingëllon aspak mirë.
Midis raporteve që pohonin se kompania gjermane Metro AG mund të paraqes padi rreth markës, Microsoft duket se ka hequr dorë nga emri “Metro” që e kishte përdorur për ta promovuar sitemin e ri Windows 8.
Që nga dita e enjte, kompania i referohet dizajnit të ndërfaqes si “Windows 8-style UI” dhe “New User Interface” në vend të emrit Metro që e kishte përdorur qe disa vite në kapacitete të ndryshme.
Ky ndryshim i shpejt erdhi pas thashethemeve se gjiganti gjerman i shitjeve me pakicë Metro AG është duke përgatitur padi për shkak të emërtimit nga ana e Microsoft duke i angazhuar avokatët e vet në rast.
Tashmë Microsoft është duke i këshilluar zhvilluesit që mos ta përdorin emrin Metro por t'i përdorin ndryshimet e lartëcekura.
Një deklaratë nga Microsoft rreth këtyre pretendimeve, që stili “Metro” ishte se ky emër ishte vetëm emër i koduar i këtij projekti para lansimit. Duke parë që jemi afër lansimit dhe tranzicionit nga industria te konsumi i gjerë ne do të përdorim emrat tonë komercial”.
Kjo kompani tha: “Ne kemi përdorur emrin “Metro style” si emër të koduar gjatë ciklit të zhvillimit të produktit nëpër shumë linja tona të prodhimit.
Ndryshimi ka modifikime përtej Windows 8, i cili pritet të dal në shitje në fund të tetorit. Microsoft ka përdorur emrin Metro për të përshkruar elementet e veta të sistemit të vet operativ Windows Phone dhe ndërfaqes së Xbox 360.
Nuk janë këto ditët më të mira për Microsoft-in, pavarësisht se Windows 8 tashmë po kompletohet. Ditë më parë, siç edhe kemi raportuar këtu në PCWorld, ky sistem i ri operativ tashmë ka rrjedhur nëpër faqet shpërndarëse falas. (PCWorld Albanian)