Microsoft hapi burimin e Visual Studio Code si dhe lançoi programin Visual Studio Dev Essentials

Publikuar më: 18-11-2015

shutterstock_175315118Microsoft zgjodhi konferencën e zhvilluesve Connect 2015 duke zbuluar të reja të shumta në New York. Kompania ka hapur burimin e Visual Studio Code, ka lançuar programin Visual Studio Dev Essentials, publikoi .Net Core 5 dhe ASP.NET 5, zbuloi abonimet e reja në Visual Studio Cloud.

Vitin e shkuar Microsoft deklaroi se do të ndryshonte strategjinë e saj ndaj zhvilluesve duke mbështetur edhe ata që cilët nuk janë të interesuar për platformën e saj. Më parë kjo as nuk imagjinohej e me Visual Studio 2015, kompania tha se ofronte shanse për çdo zhvillues dhe çdo lloj aplikacioni përfshi Android, iOS, Linux dhe Windows.

Microsoft publikoi kodin e Visual Studio në GitHub ditën e sotme duke njoftuar se pranonte kontribute nga komuniteti. Visual Studio Code debutoi në muajin Prill në formën e një versioni paraprak.

Por njoftimi më i rëndësishëm padyshim ishte debutimi i Visual Studio Dev Essentials. Ky program i ri falas supozohet të ofrojë zhvilluesve mjetet e duhura për të krijuar aplikacione në çdo platformës dhe paisje. Visual Studio Dev Essentials ofron akses të lehtë në të gjitha shërbimet, mjetet dhe resurtet e Microsoft dedikuar zhvilluesve.

Gjithashtu .NET Core 5 dhe ASP.NET 5 janë të disponueshme për Windows, OS X dhe Linux si një version kandidat për debutim. Disponueshmëria e gjërë mund të mbërrijë jo më parë se konferenca Build 2016.

E fundit por jo më e parëndësishmja janë abonimet e reja në Visual Studio. Në vend që të paguani 1,199 dollar për versioni profesional dhe 5,999 dollar për atë Enterprise të Visual Studio 2015 me MSDN tani e tutje pagesa janë mujore por edhe vjetore.

Visual Studio Profesional do të kushtojë 45 dollar në muaj ose 539 dollar në vit. Visual Studio Enterprise do të ketë një kosto prej 250 dollar në muaj ose 2,999 dollar në vit.

Shërbimet që përfitohen përmes abonimeve mujore dhe vjetore janë po të njëjtat që përfitohen nga një abonim MSDN. Gjatë konferencës së ditës sotme Microsoft publikoi edhe disa statistika ku mësuam se Visual Studio 2015 mbi 5 milion herë. (PCWorld Albanian)

Microsoft hapi burimin e Visual Studio Code si dhe lançoi programin Visual Studio Dev Essentials
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)