Microsoft: Hakerat Rusë të Fancy Bear po shfrytëzojnë dobësinë e sigurisë zbuluar nga Google

Publikuar më: 02-11-2016

microsoft-campus-3-930x682Microsoft lajmëroi ditën e Marte se një grup hakerash me lidhje të afërta me Kremlinin të akuzuar edhe për sulme kibernetike ndaj organizatave politike Amerikane po shfrytëzojnë në disa sulme dobësinë e sigurisë zbuluar nga Google ditën e djeshme.

Microsoft tha se një përditësim sigurie i cili do të eleminojë këtë dobësi do të publikohet më datë 8 Nëntor.

Gjigandi i sistemit operativ paralajmëroi se në uebsajtin e tij është zbuluar një numër i vogël sulmesh me fishing nga grupi i hakerave me emrin Fancy Bear. Sipas Microsoft sulmet po realizohen në dy fronte: një dobësi në Adobe Flash dhe një në Windows.

Reagimi i Adobe ka qenë i menjëhershëm duke arnuar dobësinë e sigurisë ditën e Hëne. Besohet se grupi i hakerave Fancy Bear operon nën urdhrat e Agjensisë Ruse të Inteligjencës Ushtarake.

Ditën e djeshme Google dhe Microsoft shpëthyen në akuza ndaj njëri tjetrit pas zbulimit të një dobësie sigurie nga motori i kërkimit në Windows. Ky i fundit thoshte se kishte lajmëruar Microsoft 10 ditë më parë.

Ndërkaq Microsoft tha se Google ka vënë në rrezik të dhënat e miliona përdoruesve sepse dobësia e sigurisë po shfrytëzohet në disa sulme të shenjestruara. (PCWorld Albanian)

Microsoft: Hakerat Rusë të Fancy Bear po shfrytëzojnë dobësinë e sigurisë zbuluar nga Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)