Microsoft fillon të trajtojë Windows 10-tën si një përditësim të rekomanduar

Publikuar më: 03-02-2016

ms-event-2015-01-21-win10-46Kanë kaluar gjashtë muaj që nga zyrtarizimi i Windows 10-tës, dhe ndërsa ofertës së Microsoft për një Windows 10 falas i kanë ngelur vetëm 6 muaj të tjerë, kompania po të çfarë të mundet për të tërhequr më shumë përdorues të Windows 7 dhe 8.1.

Dy ditë më parë, NetApplication zbuloi një rritje të bujshme të Windows 10-tës gjatë muajit Dhjetor, dhe tani në mesin e versioneve të platformës, kjo e fundit i është afruar ndjeshëm Windows 8 dhe 8.1.

Microsoft kishte paralajmëruar më parë se duke filluar nga 2016-ta, Windows 10 do të trajtohet si një përditësim i rekomanduar në përpjekje për të joshur më tej përdorues potencialë. Gjithashtu mësuam se gjeneratat e reja të proçesorëve do të mbështeten vetëm në Windows 10 duke i mbyllur çdo derë versioneve të vjetra të platformës.

Siç mund të jeni në dijeni përmes Windows Update, Microsoft ofronte disa kategori përditësimesh në Windows 7 dhe 8.1 si: Të rëndësishme, Të rekomanduara dhe opsionale. Të parat shkarkohen dhe instalohen automatikisht ndërsa të fundit vlerësohen nga përdoruesi nëse i sheh të nevojshme.

Sa i përket përditësimeve të rekomanduara, ato trajtohen njëlloj si të rëndësishme por përdoruesit mund ti trajtojnë edhe si opsionale. Kjo do të thotë se ata kanë mundësi të refuzojnë Windows 10-tën apo të caktojnë një afat kohor instalimi të saj. (PCWorld Albanian)

Microsoft fillon të trajtojë Windows 10-tën si një përditësim të rekomanduar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)