Microsoft fillon reduktimin e hapësirës falas në OneDrive nga 15GB në 5GB

Publikuar më: 15-07-2016

onedrive-100670196-galleryPërdoruesit e OneDrive janë njoftuar nga Microsoft se së shpejti hapësira cloud falas do të reduktohet në vetëm 5GB.

Dërgimi i një e-mail-i për të gjithë konsumatorët ishte vetëm hapi i parë i një fushatë e cila filloi vitin e kaluar në reduktimin e hapësirës cloud. Ajo që ishte falas u zbrit nga 15GB në 5GB ndërsa bonusi i kamerës prej 15GB mund të përfitohej gjer më 31 Janar dhe jo më tutje.

Gjatë muajit Prill Microsoft paralajmëroi përdoruesit e OneDrive dhe redukimi automatik dhe kufizimi i qasjes do të fillonte gjatë muajit Korrik ku llogaritë të cilat kanë përmbajtje më shumë se 5GB do të bllokoheshin. Përdoruesit kanë mundësi ti shohin apo ti shkarkojnë sekdarët por asgjë më shumë. Microsoft gjithashtu ka njoftuar përdoruesit të cilëve llogaritë tejkalojnë limitin 5GB se do të mund të qasen në të dhënat e tyre gjer në Prill të 2017-tës.

Pas këtij afati Microsoft do ti bllokojë terësisht të dhënat e përdoruesve ndërsa tre muaj më pas do të fshihen. Tani e tutje përdoruesit me 5GB limit kanë disa opsione: të reduktojnë sasinë e skedarëve, të blejnë hapësirë shtesë, ose të kërkojnë 1 vit abonim falas në Office 365 Personal i cili vjen me 1TB hapësirë të dhënash. (PCWorld Albanian)

Microsoft fillon reduktimin e hapësirës falas në OneDrive nga 15GB në 5GB
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)